LAJMI I FUNDIT:

Zbulim sensacional në Kinë, gjendet maska e floririt 3 mijë vite e vjetër

Zbulim sensacional në Kinë, gjendet maska e floririt 3 mijë vite e vjetër

Një maskë e floririt e vjetër mbi 3 mijë vite, është bërë sensacioni i papritur në rrjetet sociale në Kinë, pas zbulimit të fundit që është bërë në provincën kineze Sechuan.

Artefakti është një prej 500 relikteve që janë gjetur në zonën arkeologjike në Sansingdui, transmeton Telegrafi.


Ekspertët pretendojnë se zbulimi do të mund të ofronte një pasqyrë më të qartë për Shu, që ka sunduar më këtë rajon 316 vite para erës së re.

Me të prezantuar zbulimin më të ri, përdoruesit e platformës Weibo filluan të diskutojnë dhe bëjnë fotomontazha të maskës që kinse është vendosur në figurat e shumta të muzikës pop. /Telegrafi/