LAJMI I FUNDIT:

Sipas dëshmitarëve, autobusi shkeli gruan tek “Mati 1”

Sipas dëshmitarëve, autobusi shkeli gruan tek “Mati 1”

E plotësuar: Një grua në moshë ka mbetur e vdekur në një rrugë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Fillimisht nuk dihej nëse vdekja erdhi si pasojë e shkaqeve natyrale, apo ishte në pyetje ndonjë aksident, por më pas, dëshmitarët në vendin e ngjarjes i kanë thënë Klan Kosovës se e moshuara u godit nga autobusi.


Ndërsa, siç kanë treguar policët që kanë dalur për të inspektuar vendin ku ka ndodhur aksidenti, shoferi i autobusit fillimisht kishte ikur, por më pas është dorëzuar në polici.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe mjekësia ligjore e cila e ka konstatuar vdekjen.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa nesër do t’u kthehet familjarëve. /Klan Kosova/

———————————————————————-

ZBRITI NGA AUTOBUSI SEPSE NUK NDIHEJ MIRË, VDES NJË GRUA NË PRISHTINË

Një grua ka mbetur e vdekur skaj një rruge në lagjen “Mati 1” në Prishtinë. Fillimisht ajo kishte kërkuar të zbriste nga autobusi me të cilin ishte duke udhëtuar sepse nuk ndihej mirë.

Policia ka konfirmuar për Insajderin vdekjen e udhëtares, derisa kanë thënë se janë duke hetuar nëse ky rast është aksident apo është vdekje natyrale.

“Ende nuk dihet nëse është aksident apo vdekje natyrale”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori