Inspektorati për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve ende nuk ka filluar të inspektojë institucionet nëse të njëjtat e respektojnë ligjin. Sipas kornizave ligjore, inspektorët e këtij organi pas 14 janarit të këtij viti, duhet të dalin në terren dhe në rast se ndonjë institucion nuk ka respektuar dygjuhësinë, t’i shqiptojnë sanksion. Por ky organ ende nuk mund të kryejë funksionin për të cilin është formuar, sepse nuk ka inspektorë dhe as objekt, madje drejtori i këtij institucioni, Fatmir Iseni, u emërua në fund të dhjetorit. Sipas tij, po bëhet përpjekje maksimale që të bëhet ekipimi, por nuk përmend hark kohor se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.
“Po besojmë se jemi duke punuar me hapa të shpejtë të arrijmë atë për arsye se duhet të kompletojmë ekipin dhe prej momentit kur do të formohet ekipi do të dalim të terren. Datë fikse për momentin nuk mund të them për arsye se duhet të zgjidhet ekipi të kompletohet ekipi”, tha Fatmir Iseni- drejtor i Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve.
Një vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, nga Agjencia për zbatimin e këtij ligjit thonë se përqindja e institucioneve që nuk zbatojnë dygjuhësinë është e lartë. Madje thonë se Ligji i Gjuhëve zbatohet pak apo aspak jo vetëm tek institucionet që drejtohen nga maqedonas, por edhe nga ato që drejtohen nga kuadro shqiptarë.
“Nga përgjigjet e marra nga pyetësorë, vlerësojmë se në 99% të përgjigjeve dy gjuhësia nuk respektohet ashtu siç parashikohet në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Ligji duhet të respektohet gjithsesi, pavarësisht se për cilin institucion bëhet fjalë. Ka ende institucione qe ende nuk kanë filluar me zbatimin e ligjit”, pohoi Marjan Patlixhankoski- Agjencia e Gjuhëve (14.01.2020)
Duke mos pasur kush t’i sanksionojë, institucionet nuk ndjejnë presion të respektojnë dygjuhësinë gjatë punës së tyre. Gjatë 2019-tës Alsat bëri hulumtimin e faqeve zyrtare të ministrive në vend, për të parë nëse të njëjtat përditësohen edhe në gjuhën shqipe. Muaj më vonë gjendja vazhdon të jetë pothuajse e njëjtë. Disa ministri si Ministria e Mbrojtjes, e Punëve të Brendshme, e Financave dhe e Shëndetësisë pjesërisht e respektojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Ndërkohë që ka edhe të tilla siç është Ministria e Punëve të Jashtme, apo ajo për Punë dhe Politikë Sociale, që faqet zyrtare i kanë vetëm në gjuhë angleze dhe maqedonase./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert