LAJMI I FUNDIT:

Zarko Milloshevski emërohet drejtor i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare në RMV

Zarko Milloshevski emërohet drejtor i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare në RMV

Qeveria e RMV-së në seancën e sotme e ka emëruar Zarko Milloshevskin për drejtor të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Miloshevski në pozitën e drejtorit vjen nga pozita e ndihmës drejtorit të Departamentit për kontrolle të sigurisë dhe regjistrit të NATO-s në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, ku ka përvojë të mëparshme në menaxhimin, organizimin dhe koordinimin e Departamentit, si dhe në organizimin dhe menaxhimin e burimet e njësisë organizative për mbrojtjen e rregullimit kushtetues dhe kundërshtimin e terrorizmit.


“Milloshevski është profesionist i përkushtuar, i besueshëm dhe shumëvjeçar, i cili karrierën e tij në shërbimet e sigurisë e filloi në vitin 1997 në Drejtorinë e atëhershme për Siguri dhe Kundërzbulim në kuadër të MPB-së, ndërsa ekspertizën e tij prej atëherë e deri më sot, kur është në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare është në fushën e luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, mbrojtjes së rregullimit kushtetues si dhe në fushën e kundërshtimit të terrorizmit”, thuhet në njoftimin për shtyp të Qeverisë.

Gjithashtu thonë se Milloshevski ngritjen e tij profesionale e realizon që nga viti 1999 e deri më sot duke marrë pjesë në disa trajnime vendore të organizuara dhe të realizuara nga Njësiti për detyra speciale në MPB dhe nga Byroja për siguri publike në MPB, si dhe në disa trajnime të organizuara dhe zbatuara jashtë vendit nga Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara./Telegrafi/