LAJMI I FUNDIT:

Zarif thotë se koha po mbaron për SHBA-në, për tu rikthyer në marrëveshjen bërthamore me Iranin

Zarif thotë se koha po mbaron për SHBA-në, për tu rikthyer në marrëveshjen bërthamore me Iranin

Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë shpejt “për tu rikthyer” në marrëveshjen bërthamore të Iranit, sepse sapo të fillojë periudha e zgjedhjeve presidenciale të Iranit, nuk ka gjasa që shumë do të ndodhë deri në fund të këtij viti, tha të hënën ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke folur në një institut në Qendrën Evropiane të Politikave, Zarif përsëriti kërkesën e gjatë të Teheranit që Uashingtoni të kthehet i pari në përputhje me heqjen e sanksioneve.


Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump braktisi marrëveshjen, e njohur si JCPOA, sipas së cilës Irani pranoi frenimin e programit të tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Që atëherë, Uashingtoni ka rivendosur sanksionet dhe Teherani është përgjigjur duke shkelur disa nga kushtet e marrëveshjes.

Në anën tjetër, shkruan Reuters, presidenti Joe Biden synon të “rivendosë” marrëveshjen, por Teherani dhe Uashingtoni – secili dëshiron që pala tjetër të respektojë së pari.

“Evropianët janë mësuar të bëjnë kompromise. Irani dhe Shtetet e Bashkuara jo. Amerikanët janë mësuar të imponojnë, dhe ne jemi mësuar të rezistojmë”, tha Zarif. “Deri tani është koha për të vendosur nëse do të bëjmë kompromis dhe do të kthehemi te JCPOA, apo do të kthehemi në rrugët tona?”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin

Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin

Azia
Deklaratë e fuqishme e Macronit: Kievi duhet të lejohet të neutralizojë bazat ushtarake ruse

Deklaratë e fuqishme e Macronit: Kievi duhet të lejohet të neutralizojë bazat ushtarake ruse

Evropa
Si një qytet i vogël në Marok mund të bëhet portë për tregti?

Si një qytet i vogël në Marok mund të bëhet portë për tregti?

Afrika
Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Evropa
Dronët ukrainas shkatërrojnë një nga një tanket ruse në një pritë të organizuar

Dronët ukrainas shkatërrojnë një nga një tanket ruse në një pritë të organizuar

Evropa
Kalo në kategori