LAJMI I FUNDIT:

Zaniolo dhe Roma gati për të pranuar ofertën e Galatasarayt – detajet e marrëveshjes

Zaniolo dhe Roma gati për të pranuar ofertën e Galatasarayt – detajet e marrëveshjes
(Foto: Getty)

Burime të shumta në Itali konfirmojnë detaje të njëjta në lidhje me ofertën e Galatasarayt që Roma dhe Nicolo Zaniolo janë duke u përgatitur ta pranojnë.

Marrëveshja duket se ishte shumë afër, por u ngadalësua vetëm për shkak të tërmetit në Turqi, nga i cili humbën jetën mijëra njerëz.

Zaniolo gjithashtu publikoi një mesazh në InstaStory me imazh të duarve në lutje mbi një pamje të rrënojave, duke treguar se mendja e tij është tashmë në Turqi.


Sipas burimeve, duke përfshirë Sky Sport Italia, Sportitalia, La Gazzetta dello Sport e Calciomercato.com, oferta është 15 milionë euro plus 7 milionë euro të tjera bonuse të ndryshme, duke e çuar totalin në 22 milionë euro.

(Foto: Getty)

Fenerbahce raportohet ta ketë përmirësuar ofertën, por raportohet se italiani kishte vendosur të bashkohej me Galatasaray. Kjo ndoshta për shkak se ekipi tashmë përfshin disa ish-lojtarë të Serie A, duke përfshirë Dries Mertens, Mauro Icardi e Lucas Torreira.

Mundësi tjetër për Zaniolon, po e konsideron transferimin në Turqi
Lexo po ashtu Mundësi tjetër për Zaniolon, po e konsideron transferimin në Turqi

Kontrata do të jetë me vlerë prej 3.6 milionë eurosh në sezon duke përfshirë bonuset e lidhura me performancën.

Roma shpresonte të shkaktonte një luftë ofertash midis skuadrave turke përpara mbylljes së afatit të transferimit atje që zgjat deri të mërkurën.

(Foto: Getty)

Si pjesë e marrëveshjes së tyre origjinale të transferimit të Zaniolos nga Interi, Roma u detyrohet Nerazzurrëve 15 për qind të tarifës së shitjes.

Elementi tjetër i rëndësishëm që anësori ka këmbëngulur është një klauzolë lirimi që e lejon të rikthehet në Serie A në sezonin e ardhshëm (në qoftë se merr ofertë nga ndonjë klub italian). Ai po kërkonte që shuma e kësaj klauzole të ishte ndërmjet 25-30 milionë euro, por duket se Galata ka arritur të mbajë në 35 milionë euro.

La Gazzetta dello Sport raporton se agjenti Claudio Vigorelli është takuar sot (e hënë) në Itali me përfaqësuesit e klubit turk dhe se valixhet e futbollisti tashmë janë gati dhe pritet që të martën të udhëtojë drejt Stambollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori