Ajo ndonëse është shkëputur nga industria muzikore, por ende përflitet për të.

Fjala është për këngëtaren e njohur, Zanfina Ismajli, e cila përherë pëlqehet për stilin unik.


Gjatë ditës së sotme (e hënë) ajo feston ditëlindjen e saj të 36-të.

0 71 Foto: Instastory

Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, derisa shpërndante imazhe.

Të tilla kryesisht nga urimet që ia bënin fansat, kolegët dhe familjarët, që i shpresuan për më të mirat.

Theksojmë se më shumë mori vëmendje urimi i Adelina Ismajlit, e cila zgjodhi fjalët më të mira për të. /Telegrafi/