LAJMI I FUNDIT:

Zakone të këqija që ua limitojnë produktivitetin në punë

Zakone të këqija që ua limitojnë produktivitetin në punë

Kur shpërqendroheni gjatë punës, e humbisni fokusin kryesor.

Një studim i kryer në Universitetin e Californias, arriti në përfundim se punonjësit që shpërqendroheshin nga telefonata apo email-e, donin të paktën 23 minuta për t’ju rikthyer detyrave të tyre dhe kjo shoqërohej me stres dhe frustrim.


Të gjithëve mund të na ndodhë, por nëse në mënyrë konstante ndiheni jo produktivë në punë, e kanë fajin zakonet tuaja të gabuara.

  1. Ti vazhdimisht kontrollon telefonin tënd personal ndërkohë që ke punë që të presin

Mjafton ta hapësh Instagramin për 1 sekondë dhe do të mbetesh atje për 5, 10, 15 minuta. Kohë e humbur kot!

  1. Merresh me gjëra të tjera që do të të shpenzojnë vetë “një moment”

Në një çast je duke u marrë me një punë, momentin tjetër e gjen veten duke kërkuar për rezervimin e lokalit për në mbrëmje, apo duke porositur online këpucët e reja. Kështu ti harron çfarë kishe për të bërë dhe si rrjedhojë produktiviteti bie. E mira është që gjatë kohës së punës merruni me detyrat që i përkasin punës dhe pasi t’i keni deleguar, shpenzojeni kohën që mbetet si të doni. Mos harxhoni energji në gjëra që s’do t’ju vlejnë, shkruan Anabel.

  1. Në kompjuterin tënd, ka shumë tabela të hapura

Kjo rrëmujë nënkupton shpërndarje të vëmendjes në shumë gjëra njëherësh. Organizohuni dhe merruni me prioritetet. Vetëm kështu do të jeni 100% të fokusuar në çfarë po bëni.

  1. Ti fillon të zgjidhësh probleme pa kuptuar nëse fillimisht të takon ty t’i zgjidhësh

Që do të thotë se shpenzon kohën dhe energjinë tënde në gjëra që ndoshta s’të takojnë. Mos kërkoni menjëherë për zgjidhje. Fillimisht pyesni veten nëse është pjesë e rolit tuaj dhe pastaj studioni mundësitë e tjera.

  1. Ti mendon se ke të drejtë

Kur s’pranon kritika dhe këmbëngul tek teoria jote përveçse s’do të mësosh versionin e saktë, do t’i heqësh vetesh shumë energji që mund t’i përdorje për të qenë produktivë në detyrat e tua.

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Astrologji
Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Stil
Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori