E ftuar në episodin e kësaj jave në Thumb nga Aulona dhe Fatma ishte këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari, e cila ka treguar një sërë detajesh interesante nga jeta e saj.

Gjëja që ka bërë më shumë përshtypje ishte momenti më i sikletshëm i saj në rrjetet sociale.


“Në këto ditët e mia që kam pak kohë të lirë në shtëpi për të marrë pluhurat e duke qenë se më pëlqen shumë të kërcej në shtëpi, në këto stilet si ‘twerk’, bëra një video në InstaStory”.

“Dhe atë ditë, fati im i zi… pasi kisha bërë një video jo shumë të bukur, shumë të sikletshme, skandaloze - nuk e dija këtë opsionin ‘dërgo’ dhe e shtypa e videoja u hodh. U sikletosa!”.

“Temperatura e trupit u ngrit, fillova të djersija. E shtypja, e kërkoja, doja ta fshija. Mendova se e fshiva dhe mora një mikun tim në telefon. Pas gjashtë minutash më thotë: E ke akoma aty!”, ka treguar duke qeshur Zaimina. /Telegrafi/