LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Do të ketë zgjedhje lokale korrekte dhe demokratike (Video)

Zaev: Do të ketë zgjedhje lokale korrekte dhe demokratike (Video)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në një konferencë të organizuar nga Asosacioni për ndjekje të zgjedhjeve ”Most”, ka thënë se zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë të pandikuar nga partitë politike kundrejt administratës shtetërore dhe as keqpërdorim të fuqisë së institucioneve për qëllime të partive, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në 100 ditëshin e parë e kemi treguar veten se nuk keqpërdorim shtetin dhe funksionimin e institucioneve për qëllime personale dhe politike. Njejtë, nuk do të ketë as për qëllim të organizimit të zgjedhjeve. Frika, presioni dhe keqpërdorimi i administratës për zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë. është kërkesë e miqve tanë ndërkombëtarë dhe janë pritje të qytetarëve të Maqedonisë. Ndarja e shtetit nga partia është fjalë e dhënë e jona ndaj qytetarëve. Kjo fjalë do të vlejë edhe për zgjedhje. Prioritet i ynë është organizimi perfekt i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike në vend.” tha mes tjerash kryeministri i Maqedonisë, Zaev.


Zaev e përmendi planin 3-6-9 të Qeverisë së Maqedonisë dhe tha se për zgjedhje korrekte dhe demokratike është garancë ky qëllim, anëtarësimi i vendit në BE dhe NATO. /Telegrafi/