LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Sytë tanë janë të fokusuar në tetorin që vjen

Zaev: Sytë tanë janë të fokusuar në tetorin që vjen

Eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë pranë Komisionit Evropian (KE), Johannes Hahn, prej sot ka filluar vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet më zyrtarë shtetëror dhe me kryetar partish politike, njofton Telegrafi Maqedoni. Pas takimit me komisionerin Hahn, kryeministri Zaev tha se bashkëpunimi i Maqedonisë me Hahn do të jetë i rëndësishëm, pa marrë parasysh rolin e Hahn në përbërjen e re të KE-së.

“Sytë tanë janë të fokusuar në tetorin që vjen. Për këtë, ne jemi duke e pritur që në një të ardhme të afërm t’i rrumbullaksojmë reformat që duhet plotësuar deri në atë datë. Për këtë duhet të jemi të përgjegjshëm dhe askujt mos i japim arsye për të na refuzuar. Ligji për Prokurorinë Publike është kyç për këtë rrugëtim. Teksti i ri i ligjit është i thurrur me kompromis. Në Kuvend do të definohet bashkëpunimi në mes deputetëve për rrugëtimin tonë të përbashkët. Ngjarjet e fundit tregojnë për institucione të fuqishme për të siguruar barazi për gjithë qytetarët” tha Zoran Zaev në konferencë për shtyp, të përbashkët me Johannes Hahn.

Zaev gjatë përgjigjes së pyetjeve të gazetarëve gjithashtu tha se Hahn-it i është premtuar që shteti ende më shumë në të ardhmen do të luftojë krimin dhe korrupsionit, me gjykata dhe prokurorë të pavarur nga pushteti. /Telegrafi/

Hahn: Në tetor do të kryhet pritja, ju do filloni bisedimet
Lexo po ashtu Hahn: Në tetor do të kryhet pritja, ju do filloni bisedimet

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori