LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Sundimi i së drejtës, zgjedhje të rregullta dhe Qeveri për zbatimin e tyre

Zaev: Sundimi i së drejtës, zgjedhje të rregullta dhe Qeveri për zbatimin e tyre

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev sot ka realizuar një takim me ambasadorin e Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim është biseduar për situatën aktuale politike në vend, planin për dalje nga kriza dhe integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.
“Kemi publikuar plan për dalje nga kriza përmes sigurimit të sundimit të së drejtës dhe zbatimit të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike, sa më parë. Në bazë të parimeve të akorduara në Përzhino duhet të organizohet Qeveri e cila do ti plotësojë të gjithë kushtet për zgjedhje të drejta dhe të rregullta, ka thënë Zaev.


Zaev po ashtu ka thënë se me vullnet politik nga të gjithë palët mund të bëhet pastrim efikas i Listës zgjedhore dhe të zbatohen reformat në media.

Konstatim i përbashkët i Zaev dhe ambasadorit polak Multanovski ka qenë se tërheqja e faljeve është një mundësi e mirë për kthimin e drejtësisë./Telegrafi/