LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Qeveria do ta ndalojë ndërtimin e xeheroreve

Zaev: Qeveria do ta ndalojë ndërtimin e xeheroreve

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot paralajmëroi se do të ndalin ndërtimin e xeheroreve në Vallandovë, sepse gjëja më e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve.

Zaev i siguroi qytetarët se Qeveria e Maqedonisë do të qëndrojë në anën e tyre dhe në interes të shëndetit të tyre do të kundërshtojë ndërtimin e xeherores Kazandoll në këtë rajon.


“Këto koncesione për ndërtimin e xeheroreve dhe për kërkime gjeologjike janv dhënë nga Qeveria e kaluar. Ne do të ndërmarrim veprime të matura, të mos i shkaktojmë dëme milionëshe shtetit tonë, por diçka duhet të dini, xeheroret do të ndalen sepse ata sjellin dëmtim të shëndetit, perspektiva të dobëta dhe shkatërrim të ardhmërisë”, tha Zaev para qytetarëve të Vallandovës.

Ai theksoi se organizatat qytetare që kundërshtojnë ndërtimin e xeheroreve kanë përkrahjen e plotë të Qeverisë dhe së bashku do ta ndalin ndërtimin e xeherores Kazandoll./Telegrafi/