LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Perks: UNICEF është partner i rëndësishëm i Qeverisë

Zaev-Perks: UNICEF është partner i rëndësishëm i Qeverisë

Angazhimet dhe politikat efektive të Qeverisë në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, posaçërisht në pjesën e politikave sociale dhe arsim, janë temat në të cilën kanë biseduar kryeministri Zoran Zav me Benjamin Perks, përfaqësues i UNICEF dhe ushtrues detyre i koordinatorit në KB, të cilit i mbaron mandati në Maqedoni.

Maqedonia, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, është e theksuar si shembull në zbatimin e suksesshëm të projektit për deinstitucionalizimit, me çka fëmijët e institucioneve sociale dërgohen në familje, njofton Telegrafi Maqedoni.


Kryeministri Zaev ka thënë se UNICEF është partner i rëndësishëm i Qeverisë në zbatimin e këtij projekti dhe projekteve tjera në fushën e politikave sociale. Zaev ka falënderuar Perks për angazhimin e tij, për miqësinë e sinqertë ndaj qytetarëve dhe Maqedonisë.

“Është tepër e rëndësishme përkrahje nga UNICEF në realizimin e prioriteteve kyçe në Qeveri në fushën e mbrojtjes sociale dhe arsimit, siç është projekti i deinstitucionalizimi. Si Qeveri jemi të fokusuar në krijimin e shoqërisë që fokusohet tek nevojat e fëmijëve dhe të rinjve”, ka theksuar Zaev.

Ai ka njoftuar Perks për hapat që po ndërmerren që të rritet aktiviteti për fëmijët dhe të rinjtë në fushën e sportit, promovimin e konceptit një shoqëri për të gjithë, në aktivitetet e përbashkëta të fëmijëve në vende të ndryshme, angazhimet që mundësojnë kushte për punë për njerëzit e rinj që janë të interesuar në arsim të lartë, me çka sigurohet forcë punëtore e arsimuarsipas nevojave të tregut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori