Kryeministri Zoran Zaev, mbrëmë në Facebook e ka përgëzuar këngëtaren Tamara Todevska për arritjen e vendit të tetë në finalen e Eurovisionit në Tel Aviv.

“Përgëzime Tamara, përgëzime grupit të Tamarës. Janë të çmuar këto momente të bashkimit që na sollët nëpërmes muzikës. Që një kohë të gjatë nuk kemi qenë kaq krenar”, shkruan Zaev në rrjetin social Facebook menjëherë pas mbarimit të votimit në Eurovision.

Republika e Maqedonisë së Veriut zuri vendin e tetë në Eurovision, ndërsa Shqipëria zuri vendin e 18./Telegrafi/