LAJMI I FUNDIT:

Zaev për ”Der Standard”: Zgjedhje do të ketë kur të thotë kryetari i KSHZ-së se janë plotësuar kushtet

Zaev për ”Der Standard”: Zgjedhje do të ketë kur të thotë kryetari i KSHZ-së se janë plotësuar kushtet

Në një intervistë për ”Der Standard” austriak, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka thënë se zgjedhje mund të ketë vetëm kur kryetari i KSHZ-së të thotë se janë plotësuar kushtet dhe se lista zgjedhore është pastruar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nëse kjo ndodh në vjeshtë, atëherë zgjedhjet mund të mbahen në atë kohë, qoftë edhe në fund të vitit.


Zaev ka folur gjithashtu edhe për bisedimet rreth tërheqjes së vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime. Ai vazhdon të mbaj qëndrimin se ky vendim duhet tërhequr, por oj vetëm për ata që do ta kërkojnë një gjë të këtillë./Telegrafi/