LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Pas Ohrit, vendi ynë po ndërton politika të pjekura

Zaev: Pas Ohrit, vendi ynë po ndërton politika të pjekura

Marrëveshja Kornizë hodhi themelet mbi të cilat ne si qeveri e sapoformuar në vitin 2017 ndërtojmë shoqërinë tonë të përbashkët, një dhe të barabartë, duke përfshirë respektimin e barabartë të të gjitha identiteteve etnike dhe interesave të të gjithë qytetarëve që jetojnë këtu, tha Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në konferencën “Pas Ohrit” me rastin e 20 vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë.

Pas Ohrit, theksoi Zaev, vendi ynë po ndërton politika të pjekura, dhe në vend të konflikteve ne po flasim për përparimin ekonomik në vendin tonë dhe promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, dhe së bashku me fqinjët tanë ne po krijojmë një Ballkan të Hapur.


“Pas Ohrit, të gjithë së bashku, pavarësisht nga përkatësia jonë etnike, kombëtare, fetare, sociale dhe kulturore, ne kemi ndërtuar një shoqëri të barabartë ku të gjithë mund të gjejnë prosperitet dhe një të ardhme më të mirë.

Më vjen mirë që pas 20 vitesh po diskutojmë të gjitha këto përfitime. Një nga përfitimet më të rëndësishme është se përmes dialogut ne organizojmë jetën tonë, së bashku të përkushtuar ndaj secilit individ, familje dhe qytetar”, tha Zaev.

Në vitin 2017, theksoi Zaev, prioritet ynë ishte t’i jepnim jetë Marrëveshjes dhe miratoi ligjin për përdorimin e gjuhëve, e cila plotësoi dispozitat e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori