LAJMI I FUNDIT:

Zaev nga Samiti në Selanik: Kemi bërë marrëveshje për partneritet strategjik

Zaev nga Samiti në Selanik: Kemi bërë marrëveshje për partneritet strategjik

“Maqedonia e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vetëm një rrugë – drejtë BE-së. Integrimi i vendit dhe rajonit filloi në Selanik, me rezolutën nga Samiti i BE-së në këtë qytet në vitin 2003. Bullgaria dhe Rumania ishin vendet e para në Ballkan që i realizuan përcaktimet e këtij samiti. Tani është koha për t’u bërë një hap më shumë që Maqedonia e Veriut dhe vendet tjera t’i bashkëngjiten familjes evropiane”.

Këtë mes tjerash e tha kryeministri i Maqedonisë të Veriut Zoran Zaev në Samitin në Selanik në panel diskutimin “EJL Evropa: Avancimi i bashkëpunimit rajonal dhe reformat”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në panelin, në të cilin morën pjesën të gjithë pjesëmarrësit në Samitin e sivjetmë në Selanik folën edhe kryeministrat i Greqisë dhe Bullgarisë Kiriakos Mitsotakis dhe Boyko Borissov.

Kryeministri Zaev gjatë fjalimit të tij potencoi se Maqedonia e Veriut në tre vitet e fundit ka bërë shumë në planin vendor dhe plan ndërkombëtar. Si një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë të Maqedonisë së Veriut ai veçoi zgjidhjen e kontesteve bilaterale me Bullgarinë në vitin 2017 dhe me Greqinë në vitin 2018, dhe se vendi tashmë nuk ka probleme të hapura me fqinjët dhe kjo e bënë të vetmen në rajonin e Ballkanit Perëndimor nga kjo perspektivë.

Ai tha se Marrëveshja e Prespës është shembulli më i mirë për sukses të diplomacisë dhe dialogut. Potencoi se me të i jepet fundit kontestit të gjatë dhe të vështirë, i cili ishte i hapur tre dekada.

“Marrëveshja e Prespës është zgjidhje e denjë dhe e pranueshme për të dy palët. Ai bazohet në kompromis që ndërton miqësi. Kompromis që është i mirë për të dy palët. Arritja jonë i inkurajon drejtuesit të tjerët në rajon t’i përkushtohen paqes dhe stabilitetit, ta rrisin bashkëpunimin rajonal, ta përforcojnë zhvillimin ekonomik dhe t’i përkushtohen tërësisht integrimit në BE. Mbartë bota na vlerësoi për zgjidhjen e problemeve dhe tani është koha t’u japim shembull të bëjmë një hapë para dhe ta realizojmë shpresën që u hap në Selanik në vitin 2003”, theksoi kryeministri Zaev.

Ai potencoi se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur detyrat e saj që t’i realizojë kushtet për fillimin e negociatave me BE-në dhe vlerësoi se vendimi i BE-së për të mos rënë dakord për këtë çështje ishte gabim historik dhe kishte efekte negative si dhe dërgoi mesazh negativ për të tjerët në rajon të cilët motivimin e gjejnë në reforma demokratike për integrim në BE.

Zaev potencoi edhe se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor i ndajnë vlerat evropiane dhe vazhdojnë të implementojnë standarde evropiane në shoqëritë e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori