LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Nëse ka vullnet politik, mund të dilet nga kriza

Zaev: Nëse ka vullnet politik, mund të dilet nga kriza

Sipas liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ekzistojnë mundësi ligjore dhe kushtetuese për t’u thirrë një mbledhje kuvendi, si edhe për t’u anuluar vendimi i paligjshëm i kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai shton se mund të arrihet menjëherë në një vendim, nëse ka vullnet politik, ndërkaq deklarata është dhënë gjatë takimit të tij me ambasadorin turk, Ömür Şölendil.


Ambasadori turk bëri të ditur se vendi i tij është duke i ndjekur zhvillimet në Maqedoni, duke theksuar se përmes rrugës demokratike dhe dialogut, duket të arrihet deri te një zgjidhje të tensioneve politike në Maqedoni.

Që të dy u deklaruan se dalja nga kriza duhet të jetë përmes rrugës së paqeës, pasi që stabiliteti dhe siguria e Maqedonisë, janë të rëndësishme, si për qytetarët dhe shtetin, ashtu edhe për rajonin./Telegrafi/