LAJMI I FUNDIT:

Zaev në Bruksel në takim me Juncker, Hahn dhe Mogherini

Zaev në Bruksel në takim me Juncker, Hahn dhe Mogherini

Kryeministri Zoran Zaev do të realizoi një vizitë dy ditore në Bruksel, ku do të takohet me kryetarin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, komisionarin e BE-së, Johannes Hahn dhe me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Zaev dhe Juncker do të diskutojnë raportin e fundit të Komisionit Evropian mbi vendin, i cili rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata gjithashtu do të diskutojnë takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të BE-së, të cilët duhet të marrin vendimin përfundimtar për fillimin e negociatave.


Zaev do të marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim Evropian, BREZH, e dedikuar për reformat dhe integrimin evropian, së bashku me ministrin Koço Angjushev. Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani është gjithashtu pjesë e delegacionit të qeverisë, si dhe ministrat e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski./Telegrafi/