LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Ndryshimet e ligjit për amnisti, garancë për mashtruesit zgjedhor

Zaev: Ndryshimet e ligjit për amnisti, garancë për mashtruesit zgjedhor

“Bashkë me qytetarët do ta ruajmë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë që ta parandalojmë amnistimin e mashtruesve zgjedhorë”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë takimit të tij në Manastir.

Ai shtoi se ligji për amnistimin e personave të dënuar për mashtrime zgjedhore është i rrezikshëm sepse ai vlerëson se kjo mund të jetë garancë për mashtruesit zgjedhor që të porositen të bëjnë krime dhe pastaj të lirohen.


“Përmes këtij akti, dërgohet mesazhi se secili që do të bëjë mashtrime të reja zgjedhore, vjedhje të reja të zgjedhjeve përsëri do të mund ti shmanget përgjegjësisë. Këtë nuk guxon askush prej nesh ta lejojë. Stabiliteti varet nga zgjedhjet fer dhe demokratike”, shtoi Zaev

Përndryshe me 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, ditë më parë Gjykata Kushtetuese e ka kaluar iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti, që kryetari i shtetit te ketë të drejtë që t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore, njofton Portalb.

Iniciativën e kanë votuar me “për” gjykatësit: Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Elena Gosheva.

Kundër kësaj iniciative kanë votuar gjykatësit: Natasha Gaber dhe Damjanovska, Gzime Starova, Ismail Dardhishta dhe Sali Murati.

Propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori