LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Kurz: Austria mbetet partner i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë

Zaev-Kurz: Austria mbetet partner i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë
Bundeskanzler Sebastian Kurz trifft den mazedonischen Premier Zoran Zaev. 30.01.2019, Foto: Dragan Tatic

Kryeministri Zoran Zaev bashkërisht me zëvendës kryeministrin Bujar Osmani, ministrin e Financave, Dragan Tevdovski dhe ministrin Venko Filipçe sot kishte takim me kancelarin e Republikës së Austrisë, Sebastian Kurz.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Zaev dhe kancelari Kurz u pajtuan se Republika e Maqedonisë, përkatësisht së shpejti Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Austrisë mbajnë marrëdhënie të shkëlyqeshme bilaterale si në planin politik ashtu edhe në plan ekonomik, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev në takim e falënderoi homologun austriak për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Maqedonisë e merr nga Republika e Austrisë dhe ceku përkushtimin e vendit për zbatimin e marrëveshjes së Prespës. Nga ana tjetër kancelari Kurz përshëndeti guximin e kryeministrit Zaev por edhe të gjithë vendit për nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës, që siç tha i, është lajmi më i mirë jo vetëm për rajonin por për gjithë Evropën.

Kancelari Kurz ceku se interesi i Austrisë është që rajoni i Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të integrohet në Bashkimin Evropian.

Pas takimit kryeministri Zaev dhe kancelari Kurz mbajtën konferencë për shtyp ndërsa kryeministri tha se Austria është një ndër miqtë më të mëdhenj të Republikës së Maqedonisë në plan ekonomik, për shkak se është një nga investitorët më të mëdhenj duke cekur se në Maqedoni, për momentin punojnë 45 kompani austriake./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori