LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Iotova: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor dobi edhe për BE-në

Zaev-Iotova: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor dobi edhe për BE-në

Maqedonia dhe Bullgaria do të dëshmojnë se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në dobi edhe të BE-së. Ky është konkluzioni nga takimi që realizuan kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe zëvendës presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova.

Zaev në këtë takim ka theksuar se edhe ky takim është rezultat i intensifikimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve, të cilat kanë fituar dinamikë të theksuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, informojnë nga qendra për shtyp e Qeverisë.

Zaev ka informuar Zëvendës presidenten e Bullgarisë dhe delegacionin e saj me aktivitetet aktuale të Qeverisë, ku më së shumti ka theksuar nismat në lidhje me synimet euro-atlantike të vendit dhe ka shprehur falënderimet për përkrahjen që pranon Maqedonia në këtë drejtim nga Bullgaria.


Zaev ka cekur se viti i ardhshëm është me rëndësi të veçantë për Maqedoninë dhe ka theksuar se vendet e BE-së e kanë dalluar qasjen e re të garniturës së re qeveritare drejt realizimit të standardeve të cilat janë me rëndësi të veçantë në procesin e qasjes së shteteve kandidate për anëtarësim në BE.

Zaev dhe Iotova janë pajtuar se kjo qasje në bashkëpunimin me shtetet fqinje, veçanërisht me Republikën e Maqedonisë, tanimë i jep rezultatet e para serioze në interes të bashkësive afariste të dy shteteve për një përprarim edhe më të madh të marrëdhënieve afariste./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori