LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Gjuha shqipe do të bëhet para zgjedhjeve lokale

Zaev: Gjuha shqipe do të bëhet para zgjedhjeve lokale

Kryeministri Zoran Zaev duket i bindur rreth ndryshimeve të ligjit për gjuhën shqipe, i premtuar nga vetë ai para zgjedhjeve.

”Një gjë është e sigurtë, Qeveria do ta sjell ligjin për gjuhën shqipe para zgjedhjeve lokale. Nëse të gjithë gjejmë gjuhë të përbashkët në Kuvend, i njejti do të miratohet edhe nga deputetët, gjithashtu para zgjedhjeve lokale.” ka deklaruar Zaev, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Të njejtën Zaev e ka cilësuar si çështje që do t’i rris votat e jo që do të dobësojë fuqinë e votës ndaj partisë së ti.

”Askush nuk humb. Të gjithë kanë të drejtë në këtë shoqëri që ta ndjejnë Maqedoninë si vend të vet.” vazhdoi Zaev.

Sipas Zaev, ligji është duke u përgatitur nga Ministria e Drejtësisë dhe së shpejti do të sjellet para ministrave në Qeveri.

Përndryshe, zgjedhjet lokale në Maqedoni janë planifikuar të mbahen më 15 tetor të këtij viti./Telegrafi/