LAJMI I FUNDIT:

Zaev: E ftoj Ivanovin në duel që t’i sqarojmë punët para popullit

Zaev: E ftoj Ivanovin në duel që t’i sqarojmë punët para popullit

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka marrë pjesë në edicionin e lajmeve në Kanal 5 ku ka folur rreth situatës aktuale politike. Ai tha se refuzimi nga ana e Gjorge Ivanov për të ndarë mandatin për formimin e qeverisë së re, është gabim i madh që e thelloi krizën edhe më shumë, ndërsa sipas tij, po bëhen keqpërdorime me Deklaratën e partive shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëndrimi është i qartë, kjo është goditje mbi shtetin të ndalohet formimi i qeverisë, por duam në rrugë të qeta t’i lëvizim punët. Ekziston premtin i partive shqiptare, i saktësuar në Deklaratë për të negociuar për formimin e qeverisë së re. Ajo ishte paraqitur para Gruevskit, ndërsa tani edhe para LSDM-së. Ne paraqitëm programin e qeverisë dhe tani nuk ka deklarata dhe programe politike. Si do të ishte nëse unë thoja që Gruevski është në një qeveri të Tiranës, nuk do të ishte e drejtë. Për këtë arsye e ftoj në duel Ivanovin t’i sqarojmë punët para popullit”, deklaroi Zaev.


Ndërsa sa i përket kryetarit të ri të Kuvendit, Zaev tha se është me rëndësi të jetë person me kapacitet, integritet dhe përvojë. Ai gjithashtu tha se ka dëshirë që me partnerët e tij të ketë qëndrime të pajtueshme në lidhje me kryetarin e Kuvendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori