LAJMI I FUNDIT:

Zaev dhe Sela nuk u dakorduan, emrat për ministra nesër në Kuvend

Zaev dhe Sela nuk u dakorduan, emrat për ministra nesër në Kuvend

Thuajse tre muaj pas zgjedhjeve lokale, pas të cilave mbetën të zbrazëta disa poste ministrore në Qeverinë e Zoran Zaev, por edhe pas paralajmërimeve disa javore pikërisht nga kryeministri se shumë shpejt do të ketv plotësim të eshalonit të parë dhe të dytë të pushtetit ekzekutiv, disa nga ato vende “të lira” ende qëndrojnë ashtu.

Tre muaj Ministria e Shëndetësisë është pa ministër, si dhe dy ministri pa resor dhe një post i zëvendës ministrit.


Kryeministri Zaev në emisionin “Studio e Natës” në Tellma deklaroi se propozimet për vendet e zbrazëta ministrore janë tanimë të dërguara në Kuvend dhe propozimi i ASH-së për ministër të shëndetësisë qenka i papranueshëm.

Për emrin e propozuar për ministër të shëndetësisë, Venko Filipçe, kryeministri Zaev tha se bëhet fjalë për person që do t’i zbatojë reformat në shëndetësi.

Para disa ditësh, në takimin e shumë pritur me kryeministrin Zaev, kreu i ASH, Ziadin Sela nuk e pranoi vendin e zv.kryeministrit për reforma në Qeveri në shkëmbim të Ministrisë për shëndetësi, duke shtuar se mbeten në qëndrimin e tyre për mbajtur dikasterin e shëndetësisë por nuk qartësoi nëse do të dalin ose mbeten pjesë e Qeverisë së Maqedonisë.

Këshilli qendror i Aleancës për Shqiptarët sot në Gostivar në një mbledhje të rregullt në të cilin do të shqyrtohen pozitat e partisë dhe përgatitjet për Kongresin e partisë, si dhe do të vendoset për atë nëse ASH mbetet ose jo pjesë e Qeverisë.

Nga BDi deklaruan se propozimi i tyre për zv.ministër të arsimit është Arbër Ademi dhe theksuan se “gjendja është e zgjidhur dhe se shumica parlamentare është stabile me ose pa partinë e Selës”.

Ali Ahmeti, në intervistë për Tv21 e quajti Aleancën për Shqiptarët parti joserioze që ka vetëm dy deputetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori