0Shares

Seanca për ndryshimet kushtetuese e cila fillimisht u caktua për në orën 13:00, e më pas u shty për në orën 15:00, ekziston mundësia që sot të mos mbahet fare.

Jozyrtarisht mësohet se po lihet hapësirë edhe për një tentim për të arritur marrëveshje kryeministri Zoran Zaev me kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasami, të cilët nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje për formulimin preciz për nënshtetësinë në dokumentet zyrtare, siç kërkon opozita shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mediumet maqedonase shkruajnë se një nga propozimet për të arritur marrëveshje ka qenë që në vend të termit “maqedonase” në dokumentet për shqiptarët të shkruhet “nga Maqedonia/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, por insistimi i Kasamit ka qenë që të përkufizohet shtetësia nga përkatësia etnike.

Me këtë propozim jozyrtarisht do të intervenohej në ligjin kushtetues, e që kjo do të ishte e papranueshme për tetë deputetët e pavarur të cilët u përjashtuan nga OBRM-PDUKM.

Ndryshe, akoma është e paqartë kur do të fillojë seanca për ndryshimet kushtetuese dhe nëse do të ketë marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës shqiptare për të përfunduar procesin e ndryshimeve kushtetuese./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)