LAJMI I FUNDIT:

Zaev dhe Borisov nënshkruan marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë (Video)

Zaev dhe Borisov nënshkruan marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë (Video)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ai i Bullgarisë, Boyko Borisov, sot në Shkup nënshkruan marrëveshjen për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim mes dy vendeve.

Marrëveshja e cila është nënshkruar në gjuhën maqedonase dhe bullgare, parasheh ndihmë nga Sofje për aspiratat euroatlantike ndaj Shkupit, bashkpunim dypalësh dhe shumëpalësh, përparim të lidhjeve transportuese dhe komunikimeve dhe bashkëpunim në fusha tjera.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes dy kryeministrat mbajtën konferencë për shtyp, ku ishin të mendimit se kjo marrëveshje është në të mirë të qytetarëve të dy vendeve.


Boyko Borisov në pyetjen e gazetares rreth OBRM-PDUKM-së tha se Zaevi e ka paralajmëruar se të dy palët janë familje evropiane, ndërsa partia që e kundërshton gjithashtu është pjesë e familjes evropiane. Ai shtoi se marrëveshja do të nënshkruhet për pjekurinë dhe perspektivën e dy vendeve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Kritikat nuk më interesojnë, edhe në Bullgari ka pasur, varet kush dhe çka do, tani ka shumë palë që duan diçka tjetër, nuk është kohë muskujsh, por e fqinjësisë së mirë. Ky memorandum është që njerëzit të lëvizin të lirshëm, dhe pa kufinj. Kjo është marrëveshje që i hap rrugën Ballkanit për rrugë evropiane, nuk është marrëveshje mes Borisovit dhe Zaevit, por marrëveshje mes dy shteteve. Të gjithë ne do të japim llogari për këtë marrëveshje, por qëllimi është i mirë. Në këtë moment vetëm qytetarëve të Shkupit ju kërkoj falje për pjesën e sigurisë, por ata janë pjesë e protokollit”, tha Borisov.

Kurse kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaevi, tha se kjo marrëveshje do të kontribuojë për perspektivat evropiane për gjithë rajonin. Ai i bëri thirrje OBRM-PDUKM-së që ta mbështesë këtë marrëveshje, pasi siç tha, kanë dhënë mund gjatë viteve të kaluar.

“I ftoj edhe një herë OBRM-PDUKM-në që të bëhemi bashkë dhe ta përkrahim këtë marrëveshje, pasi kjo marrëveshje i bën dy palët të lumtura. I fotj ta mbështesin këtë marrëveshje pasi kanë dhënë mund në të kaluarën”, tha Zaevi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori