Zabërgja bën krahasimin e Hysit të atëhershëm me Ballkanin ‘historik’

Në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit, i ftuar i radhës ishte Enis Zabërgja.
Ish-lojtari ka folur për shumë gjëra, derisa ka bërë edhe krahasimin e Hysit të kohës ku ishte ylli i skuadrës dhe Ballkanit që arriti të bëjë histori në arenën ndërkombëtare.
“Me atë ekipin që ka pas Hysi dhe futbollin që kemi luajtur, i ka përngjarë Ballkanit”, ka thënë Zabërgja në “Arena e Yjeve”.
“Besoj që do të shkonte shumë larg ai ekip (nëse do të luante në garat ndërkombëtare)”.
“Trajneri Hysni Maxhuni e kishte kombinuar një super ekip, me një futboll shumë të mirë, ku të gjithë e dinë se si ka luajtur Hysi në atë kohë”, ka shtuar më tej ish-lojtari.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/













































