LAJMI I FUNDIT:

Z-Mobile sërish e fiton rastin në Gjykatën e Arbitrazhit, reagon Telekomi i Kosovës

Z-Mobile sërish e fiton rastin në Gjykatën e Arbitrazhit, reagon Telekomi i Kosovës

Telekomi i Kosovës ka reaguar pasi ish-kompania Z-Mobile e ka fituar për herë të dytë rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit ndaj kësaj kompanie, pasi nuk i është vazhduar kontrata meqenëse Z-Mobile nuk i kishte pranuar kushtet për kontratën e re.

Në reagimin e Telekomit të Kosovës thuhet se “Telekomit të Kosovës Sh.A., mbrëmë pas orës 16, i erdhi edhe një “faturë” shumëmilionëshe (rreth 13 milionë euro), për të paguar, pas asaj të cilën e kishte pranuar në vitin 2016 për një shumë prej 39 milionë eurosh, e cila e pati tronditur nga themelet kompaninë dikur më të suksesshme në vend”.


“Në gjendjen e krijuar, do të vazhdojmë të angazhohemi që “faturat” e politikës dhe grupeve të interesit jashtë dhe brenda Telekomit të Kosovës Sh.A., të hetohen nga institucionet e rendit dhe ligjit, që nga zanafilla e tyre, duke përmbyllur kështu një epokë kur pjesë të krimit të organizuar dhe të politikës në bashkëveprim po e rrënonin pronën publike dhe në veçanti kompanitë publike, në një përpjekje të përvetësimit të saj/tyre”.

“Këto borxhe (dhe ato ndaj shtetit dhe institucioneve të tjera publike), pasojë e një politike dhe një menaxhimi të kaluar, për të cilat askush deri sot nuk dha përgjegjësi, rrezikojnë të përmbytin përpjekjet e jashtëzakonshme që po bëhen për të rimëkëmbur këtë kompani, e cila ka potencial të jashtëzakonshëm njerëzor. Rimëkëmbja dhe ruajtja e Telekomit të Kosovës me një qasje krejtësisht tjetër ndaj pronës publike, ndaj qytetarit dhe konsumatorit dhe vënia jonë në shërbim të publikut/ konsumatorëve 24/7, është në interesin më të mirë publik dhe njëkohësisht një obligim ligjor e moral, e profesional”, thuhet në reagimin e Telekomit, transmeton Telegrafi.

Luizi shpreson që ka fituar 10 mijë ndjekës deri tani, por ai ka arritur mbi gjysmë milion të tillë në Instagram dhe afro katër miliardë shikime në TikTok
Lexo po ashtu Luizi shpreson që ka fituar 10 mijë ndjekës deri tani, por ai ka arritur mbi gjysmë milion të tillë në Instagram dhe afro katër miliardë shikime në TikTok

“Një strategji e grupeve të interesit, e formësuar në një kontratë publikisht të dyshuar dhe të denoncuar si korruptive, e kishte degraduar Telekomin e Kosovës Sh.A. nga një kompani që dha rreth 900 milionë tatime për buxhetin e shtetit, në një kompani e cila vitin e kaluar mezi shpëtoi nga kthetrat e përmbaruesve. Por, Telekomi aktualisht po ndërton një proces të baraspeshuar të pagesës së borxheve dhe një proces paralel të rimëkëmbjes së brendshme financiare, organizative, morale e operative si dhe kthimit të ligjshmërisë në kompani”.

“Vendimi i Arbitrazhit ICC No. 24841, përkundër faktit pozitiv se konstaton që kontrata me Z- mobile konsiderohet e përfunduar me 30 korrik 2019 dhe ka refuzuar shumicën e kërkesave të Z-Mobile, megjithatë nuk është në linjë me pritjet e Telekomit të Kosovës Sh.A. dhe sipas vlerësimeve paraprake nuk është as në përputhje me standardet ligjore të aplikueshme. Përpos që nuk sjell drejtësi për sa i përket raportit tashmë të përfunduar kontraktual me Z-Mobile, ku Telekomi ka arritur të dëshmojë humbje të akumuluara qindra milionëshe, i njëjti nuk është në përputhje me parimet kryesore të drejtësisë dhe përgjegjësisë kontraktore”, thuhet në reagim.

“Si i tillë, vendimi është në esencë i parregullte dhe Telekomi i Kosovës Sh.A. do të vazhdojë të ndjekë rrugët ligjore për të sfiduar vendimin. Ekspertët tonë ligjor janë duke përgatitur argumentet përmes të cilave do të sfidojnë Vendimin e ICC no. 2481 në gjykatat kompetente”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Kalo në kategori