Ish-kompania Z-Mobile, për herën e dytë ka fituar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit kundër Telekomit të Kosovës.

Reklama

Kësaj here Telekomi i Kosovës obligohet t’ia paguajë Z Mobile mbi 11 milionë euro dëmshpërblim.

Dërgimi në Arbitrazh për herën e dytë ishte bërë pasi Telekomi nuk ia kishte vazhduar kontratën në arsyetimin se Z-Mobile nuk i kishte pranuar kushtet për kontratën e re.

Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2009, sipas pretendimeve të Telekomit kishte përfunduar më 31 korrik 2019.

Por kështu nuk pajtohej kompania Z-Mobile. Sipas kësaj kompanie, marrëveshja kishte mbetur në fuqi për faktin që Tekekomit, po më 31 korrik, i është vazhduar licenca nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit.

Reklama

“Vazhdimi i kësaj kontrate ka qenë në dobi të Telekomit, të konsumatorëve të Kosovës dhe zhvillimit të një tregu cilësor dhe konkurrent. Telekomi, duke vepruar në kundërshtim me obligimin për mirëbesim, ka zhvilluar kampanjë publike për devalvimin e bashkëpunimit komercial me Z Mobile, gjë që nuk e kemi pritur. Megjithatë, ne besojmë që këto veprime të Telekomit nuk i sjellin asnjë dobi as Telekomit as tregut të telekomunikacionit në Kosovë”, kishte deklaruar “Z-Mobile”.

Reklama

Në situatën e tillë, “Z Mobile” kishte thënë se, “duke u vënë para aktit të kryer për shkak të mosbashkëpunimit të partnerit, i mbetet pak mundësi të zgjidhjes përveçse ndjekjes së rrugëve ligjore, duke mos përjashtuar inicim të procedurës së arbitrazhit ndaj Telekomit”.

Reklama

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit

(6) Urdhëron Telekomin e Kosovës që t’i paguajë Dadrafon.Net L.L.C shumën prej 2.680.000,00 euro;

(7) Urdhëron Telekomin e Kosovës të paguajë Dadrafon.Net L.L.C interes të thjeshtë nga data 22 tetor 2019 deri në pagesën e plotë në masën 8% në vit në shumën 10.270.400,00 euro;

( Deklaron se ka juridiksion të dëgjojë kundërpadinë e Telekomit të Kosovës);

(9) Hedh kundërpadinë e Telekomit të Kosovës;

(10) Urdhëron Telekomin e Kosovës të paguajë Dardafon.Net, shumën prej 1.290.770,67 euro në lidhje me shpenzimet ligjore dhe të tjera të Dardafon.Net;

Reklama

(11) Urdhëron Telekomin e Kosovës të rimbursojë Dardafon.Net shumën prej 117.000,00 dollarë në lidhje me kostot e arbitrazhit të përcaktuara nga Gjykata dhe të paguara më parë nga Dardafon.Net;

Reklama

(12) Urdhëron Telekomin e Kosovës për të paguar Dardafon.Net interesin 30 ditë nga data e njoftimit;

Pagesën e plotë në masën 8% në vit mbi shumat 1.290.770,67 euro dhe 117.000,00 dollarë; dhe

(13) Vendos që të gjitha pretendimet dhe kërkesat e tjera për lehtësim nga palët të refuzohen.

Ndryshe, kontesti në mes të kompanisë “Dardafon” dhe ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës zanafillën e ka në marrëveshjen e lidhur më datë 16 janar 2009.

Marrëveshja parashihte që “Z-Mobile” të jetë operator virtual i telefonisë mobile “Vala”.

Mospajtimet në mes të dy palëve nisën kur “Z-Mobile” kërkoi numeracion shtesë, pra më shumë se 200 mijë numra sa i ishin ndarë në fillim.

Reklama
Reklama

Mospajtimet përfunduan në Arbitrazh.

Në vitin 2015, “Z-Mobile” (Dardafon) iu drejtua Arbitrazhit pasi pretendonte se Telekomi i Kosovës po bënte shkelje të marrëveshjes pasi refuzonte t’i ndajë numra shtesë dhe të ofronte shërbime 3G dhe 4G.

Tribunali i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike Ndërkombëtare sipas padisë së kompanisë “Z-Mobile”, më 9 dhjetor 2016 vendosi në favor të kësaj kompanie.

Sipas vendimit të Arbitrazhit, Telekomi i Kosovës obligohej që t’i alokonte numeracion shtesë “Z-Mobile”-it, si dhe t’i ofronte shërbimet 3G dhe 4G.

E për dëmin e shkaktuar, Arbitrazhi e obligonte Telekomin që t’i paguante rreth 30 milionë euro gjobë në emër të shpërblimit të dëmit, fitimit të humbur dhe shpenzimeve të procedurës së Arbitrazhit.

Reklama

Z-Mobile është përfaqësuar nga avokati Virtyt Ibrahimaga dhe Schonherr Rechtsanwalte GMBH me seli në Vjenë. /Telegrafi/

Reklama