LAJMI I FUNDIT:

YouTube po teston lojëra online për celular dhe desktop

YouTube po teston lojëra online për celular dhe desktop

Google dëshiron që lojërat në internet të bëhen një burim i ri i të ardhurave për YouTube, dhe ka ftuar punonjësit të testojnë një produkt të ri të quajtur Playables që u jep përdoruesve qasje në lojërat online përmes shërbimit të njohur video.

Sipas emailit të brendshëm, nuk do të ketë fare rëndësi se cila pajisje përdoret, sepse lojërat do të jenë të disponueshme si në pajisjet mobile ashtu edhe në desktop, transmeton Telegrafi.


Përdoruesit do të jenë në gjendje t’i luajnë ato në faqen e internetit të YouTube, duke përdorur një shfletues ose përmes një aplikacioni për telefonat celularë me sisteme operative Android dhe iOS.

Aktualisht ka disa lojëra në dispozicion për testim, dhe Stack Bounce është përmendur. Është një lojë ‘arcade’ e mbështetur nga reklamat, ku lojtarët rrëzojnë tullat me një top.

YouTube tashmë fiton para nga transmetimet e drejtpërdrejta të lojërave, por ky produkt do të përfaqësojë një burim tjetër të ardhurash për industrinë në një kohë të tkurrjes së shpenzimeve për reklama.

Google dështoi të zhvillojë shërbimin e tij të transmetimit të lojërave Stadia dhe u detyrua ta mbyllë atë, por kjo është diçka krejtësisht tjetër.

YouTube ka një audiencë të madhe që e viziton rregullisht, kështu që promovimi i një produkti të ri nuk do të jetë problem. /Telegrafi/