LAJMI I FUNDIT:

Youssef En-Nesyri ndjek lojtarin e Kongos në tunel pas një përleshjeje prej 30 lojtarësh në fushë

Youssef En-Nesyri ndjek lojtarin e Kongos në tunel pas një përleshjeje prej 30 lojtarësh në fushë

Në një kthesë dramatike të ngjarjeve, ndeshja e Kupës së Kombeve të Afrikës mes Marokut dhe Republikës Demokratike të Kongos përfundoi në një zënkë të ashpër, duke rrëmbyer vëmendjen nga barazimi 1-1.

Epërsia e hershme e Marokut, falë goditjes mahnitëse të Achraf HakimiT në minutën e gjashtë, u anulua nga goli i barazimit të Silas Katompa Mvumpa në minutën e 76-të. Megjithatë, drama e vërtetë u zhvillua pas fishkëllimës së fundit.

Kapiteni i Kongos, Chancel Mbemba, i cili tashmë kishte marrë një karton të verdhë, e gjeti veten në një shkëmbim të nxehtë me trajnerin e Marokut, Walid Regragui. Shkëmbimi u kthye në konfrontim, me Mbemba të zemëruar dukshëm nga komentet e Regragui.


Do të ishte pretendent për çmimin "Puskas" - anulohet goli më i bukur deri më tani në AFCON
Lexo po ashtu Do të ishte pretendent për çmimin "Puskas" - anulohet goli më i bukur deri më tani në AFCON

Në mes të kaosit, lojtarët nga të dyja palët kanë ndërhyrë, disa kanë tentuar të qetësojnë situatën, ndërsa të tjerë janë angazhuar në përleshje.

Situata u çmend edhe më shumë pasi Mbemba u fut në tunel, i ndjekur nga Youssef En-Nesyri i zemëruar. Portieri i Marokut, Yassine Bounou u përpoq të qetësonte gjërat, duke tërhequr En-Nesyrin për ta ndaluar atë të ndiqte Mbemban. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori