LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Hashim e Kadri na kurseni nga lotët e rrejshëm për Ukshin Hotin

Ymeri: Hashim e Kadri na kurseni nga lotët e rrejshëm për Ukshin Hotin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në 17 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit ka thënë se politikanët po derdhin lot të rrejshëm për të.


Ymeri përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai që po derdh lot të rrejshëm për të është posaçërisht, kryeparlamentari Kadri Veseli.

Postimi i plotë:

Sot, më 16 maj, janë bërë 17 vjet prej se Prof.Ukshin Hoti është zhdukur. Politikanë të ndryshëm po derdhin lot të rrejshëm për të. Posaçërisht kryeparlamentari Kadri Veseli. Edhe në negociatat në Rambuje në vitin 1999, edhe në negociatat në Vjenë në vitin 2006, këta politikanë kanë mundur ta bëjnë dhe ta shpallin Prof.Ukshin Hoti kryetar të delegacionit negociator të Kosovës. Kjo gjë pa dyshim se do ta detyronte Serbinë që në vitin 2006 të jap përgjegjësi dhe ta tregojë të vërtetën, ndërkaq në dimrin e vitit 1999 edhe do ta lironte Bacën Ukë nga burgu. Mirëpo, Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk e bënë këtë. Kushedi, ndoshta e dinin mirë që Baca Ukë nuk i len përfaqësuesit e UÇK-së t’i bëjnë koncesione Serbisë! Sepse, dihet që Baca Ukë nuk u nënshtrua as në burg se lëre më në liri! Hashim e Kadri, nuk keni bërë asgjë për lirimin e Prof.Ukshin Hotit dhe as për zbardhjen e fatit të tij. Prandaj, aman sot na kurseni nga këta lot të rrejshëm.