Ylli i “Sex And The City”, Chris Noth është akuzuar për sulm seksual nga dy gra – njëra prej të cilave pretendon se kishte nevojë për qepje pasi ai e përdhunoi në banesën e tij në vitin 2004, kur ai ishte 49 vjeç dhe ajo vetëm 22.
Akuzat kundër aktorit amerikan, tani 67 vjeç, u detajuan në një raport të ri nga The Hollywood Reporter të publikuar të enjten, shkruan DailyMail.
Sipas botimit, dy akuzuesit e Noth-it – të cilët nuk njihen me njëri-tjetrin – iu drejtuan THR-së veçmas dhe muaj të ndryshëm me akuzat e tyre kundër aktorit, i cili i ka mohuar me forcë akuzat.
Të dyja gratë, të cilat përdorën pseudonimet Zoe, tani 40 vjeçe, dhe Lily, tani 31 vjeçe, pohojnë se Noth kishte bërë seks me to nga prapa para një pasqyre, me sulmin e parë që dyshohet se ka ndodhur në vitin 2004, ndërsa i dyti thuhet se ka ndodhur në vitin 2015, tri vjet pasi Noth u martua me gruan e tij, Tara Wilson, me të cilën ka dy fëmijë.
Të dyja gratë gjithashtu pretendojnë se sulmet ndodhën në një nga shtëpitë e Noth-it – e para në apartamentin e tij në Los Angeles dhe e dyta në pronën e tij në New York – pasi aktori i ftoi ato.
E para, Zoe, tha se ajo vizitoi shtëpinë e aktorit në West Hollywood për t’i kthyer një libër që ai i kishte huazuar, ndërsa e dyta tha se ajo u kthye në apartamentin e Noth-it në Greenwich Village pas një takimi, kur ai e ftoi atë të shikonte librin e tij dhe koleksionin e uiskive.
Të dyja gratë pohojnë se publiciteti i kohëve të fundit rreth rifillimit të “Sex And The City” – dhe ashtu si kjo – ‘ngjalli kujtime të dhimbshme’ të takimeve të tyre me Noth-in, i cili është shfaqur shumë në lajmet javën e kaluar si rezultat i vdekjes shokuese të personazhi i tij, Mr Big, në episodin e parë të serialit të ri.
Në një deklaratë për The Hollywood Reporter, Noth, i cili ka dy djem me gruan e tij Wilson – Keats dhe Orion – pranoi se kishte ‘takime konsensuale’ me dy gratë, por ai mohoi me forcë çdo akuzë se i kishte sulmuar ato.
“Akuzat kundër meje të bëra nga individë që kam takuar me vite, madje edhe dekada më parë janë kategorikisht të rreme”, thuhet në deklaratë.
“Këto histori mund të kenë qenë nga 30 vjet më parë ose 30 ditë më parë – jo gjithmonë do të thotë jo – kjo është një vijë që nuk e kalova. Takimet ishin konsensuale”, tha ai.
“Është e vështirë të mos vihet në dyshim koha e daljes së këtyre historive. Nuk e di me siguri pse po dalin në sipërfaqe tani, por e di këtë: nuk i kam sulmuar këto gra”, theksoi tutje ai.
Dy gratë i thanë THR se publiciteti i kohëve të fundit rreth publikimit të vazhdimit të serialit “Sex And The City” – dhe rigjallërimi i Noth-it si një yll i profilit të lartë – ‘shkaktoi’ atë që ato të dilnin publikisht me pretendimet e tyre.
Zoe thotë se ajo u takua fillimisht me Noth-in ndërsa punonte ‘në një pozicion të nivelit fillestar në një firmë të profilit të lartë ku Noth dhe personazhe të tjerë të famshëm kishin rregullisht biznes’ në vitin 2004. Ajo pretendon se aktori – i cili atëherë ishte në kulmin e famës së tij nga “Sex And The City” – filloi të flirtonte me të në zyrë.
Në atë kohë, Noth kishte tri vjet që takohej me gruan e tij tashmë Wilson; çifti filloi lidhjen e tyre në 2001 pas takimit të parë në “The Cutting Room”, një klub xhazi në New York në pronësi të aktorit, ku Wilson punonte si banakier.
Megjithatë, sipas Zoe, aktori filloi të linte mesazhe ‘flirtuese’ në postën e saj zanore – për të cilat shefi i saj e paralajmëroi.
Duke folur për THR, shefi konfirmoi se ishte në dijeni të mesazheve, duke thënë se ishte e çuditshme që aktori do të kontaktonte punonjësen e saj shumë më të re, megjithatë ajo këmbëngul se nuk ishte aspak e shqetësuar prej tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Lady Gaga për problemet e saj me shëndetin mendor: Kam humbur kontaktin me realitetin

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Lady Gaga për problemet e saj me shëndetin mendor: Kam humbur kontaktin me realitetin

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa