Real Madridi ka pasur një fillim sfidues të sezonit, dhe disa nga yjet e mëdha nuk kanë arritur të tregojnë vetën.

Por interpretues i spikatur i Los Blancos këtë sezon ka qenë Federico Valverde, i cili është gjithashtu një lojtarët më të besueshëm të trajnerit Carlo Ancelotti.


Valverde rrallë pushohet dhe këtë sezon ka vazhduar këtë trend – ai ka nisur të 15 ndeshjet e Real Madridit në të gjitha garat.

ancelotti valverde 1

Kjo me siguri do të vazhdojë edhe të mërkurën kur AC Milan të shkojë në “Santiago Bernabeu”, megjithëse ka pak dyshime për këtë.

Sipas Marca, Valverde u stërvit larg nga shokët e tij të Real Madridit të dielën, pasi kishte për detyrë të kryente punë individuale.

Megjithatë, kjo u bë pa ndonjë lëndim, por për të menaxhuar ngarkesën e tij pas disa javësh të mundimshme.

Është e qartë se Real Madridi ka nevojë për Valverde për të luajtur çdo ndeshje, prandaj është e domosdoshme që klubi të marrë çdo masë të mundshme për ta mbajtur atë larg nga lëndimet. /Telegrafi/

telegrafi sport app