LAJMI I FUNDIT:

Ylli i operës franceze “udhëton” drejt Shkodrës

Ylli i operës franceze “udhëton” drejt Shkodrës

Cleopatra Diane de Mérode (1875-1966) dikur ishte një nga artistet më të njohura të operës. Portreti i saj i realizuar nga Gaspard-Félix Tournachon, i njohur si Nadar – me flokët e lëshuar mbi sup e vështrimin e thellë – do të udhëtojë nga Parisi për në Shkodër.

Bashkë me të do të jenë dhe dhjetëra fotografi nga koleksioni I famshëm francez.


Studioja fotografike më prestigjioze e Francës së shekullit XIX dhe fillim shekullit XX vjen në Muzeun Marubi në një ekspozitë me një përzgjedhje unike imazhesh.

Ekspozita hapet më 10 tetor nën kurimin e Michel Poivertit.

Kjo ekspozitë vjen në bashkëpunim me Muzeun e Fotografisë “Jeu de Paume” në Paris, “Médiathèque de l’architecture et du patrimoine”, Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë dhe Ambasadën e Francës në Tiranë.