Ylli i Liverpoolit kritikohet brutalisht pas fitores ndaj Interit

Tifozët e Liverpoolit e kanë marrë vendimin e tyre për Alexander Isak pas fitores 1-0 të “Të Kuqve” kundër Interit në Ligën e Kampionëve.
Një Liverpool pa Mohamed Salah u përball me gjigantët italianë në ‘San Siro’, në një ndeshje që rezultoi të ishte mjaft e zbehtë në Milano.
Në përputhje me pjesën më të madhe të sezonit, skuadra e Arne Slot u mundua t’i shfrytëzonte rastet e veta.
Mbrojtësi Ibrahima Konate mendoi se kishte kaluar skuadrën mysafire në epërsi gjatë pjesës së parë, por goli u anulua pasi Virgil Van Dijk e devijoi topin në krahun e Hugo Ekitike gjatë aksionit.
Dhe pavarësisht se Isak dhe Ekitike e nisën ndeshjen në sulm, asnjëri prej tyre nuk pati ndikim pozitiv në lojë, me suedezin që u bë shënjestër e kritikave nga tifozët në rrjetet sociale.
Lëvizja e Isak te Liverpooli, si transferim rekord britanik prej 125 milionë eurosh plus bonuse nga Newcastle United, ishte pritur me shumë entuziazëm nga tifozët, por sulmuesi ka dështuar të përmbushë pritshmëritë deri tani.

Në 14 paraqitjet e tij për klubin, ai ka regjistruar vetëm dy gola dhe një asistim, dhe së fundmi ka shënuar në fitoren 2-0 në udhëtim kundër West Ham më 30 nëntor.
Megjithatë, tifozët e Liverpoolit nuk e kursyen Isak, me shumë prej tyre që nuk u përmbajtën pas ndeshjes.
Njëri tha: “Shpresoj shumë që Isak të rikthehet, por nuk mund të mos mendosh që është një gabim i kushtueshëm”.
Një tjetër shtoi: “Mendoj se tani ka kaluar mjaftueshëm kohë për të thënë se Isak është i tmerrshëm, sinqerisht sulmuesi më i dobët që kam parë te klubi”.
Një i tretë pohoi: “A mund të na shpjegojë dikush në klub pse shpenzuam kaq shumë para për Isak, ai është një dështim”./Telegrafi/




































