E ardhmja e mesfushorit turk Hakan Çalhanoglu te Interi mbetet në një situatë të pasigurt, teksa kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2027 dhe klubi zikaltër ende nuk ka nisur bisedimet për rinovimin e saj.

Sipas raporteve të gazetarëve Fabrizio Romano dhe Matteo Moretto, Interi nuk ka bërë asnjë lëvizje zyrtare për të ulur palët në tryezë për një marrëveshje të re, duke hapur mundësinë e një largimi potencial të yllit turk gjatë verës.


Nëse situata nuk ndryshon brenda dy muajve të ardhshëm, Çalhanoglu mund të largohet nga Interi në fund të sezonit, sipas Romano.

Në javët e fundit, 30‑vjeçari ka pasur vështirësi me dëmtimet.

Ai mungoi në Derby della Madonnina të së dielës dhe pritet të jetë jashtë edhe për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Atalantës, për shkak të një problemi në muskujt aduktorë.

Interi parashikohet të bëjë ndryshime të konsiderueshme në mesfushë gjatë afatit kalimtar së verës.

Nga ana tjetër, talenti 20‑vjeçar Aleksandar Stankovic ka lënë përshtypje pozitive gjatë huazimit te Club Brugge, dhe klubi italian pritet të aktivizojë klauzolën për ta rikthyer atë në Milano. /Telegrafi/

telegrafi sport app