Ylli i 'Adolescence' Owen Cooper vjeç thyen rekordin e Kate Winslet në Actor Awards

Ylli i serialit Adolescent, Owen Cooper, bëri histori duke fituar çmimin për Performancën më të Mirë të një Aktori Mashkull në një Film Televiziv ose Mini-Serial në Actor Awards, të cilat më parë njiheshin si Çmimet SAG.
Cooper, 16 vjeç, u bë fituesi më i ri individual në historinë e ceremonisë, duke thyer rekordin e mbajtur nga Kate Winslet, e cila fitoi në moshën 20-vjeçare për rolin e Marianne Dashwood në Sense and Sensibility.
Owen mori çmimin për rolin e tij në Adolescence, ku luan një nxënës 13-vjeçar që vret një shoqe klase, duke mundur edhe Stephen Graham, babain e personazhit të tij në miniserial, shkruan DailyMail.

Për shkak të angazhimeve, Cooper nuk mundi të ishte personalisht në Los Angeles, dhe çmimin e mori në emër të tij prezantuesi Damson Idris.
Ai është gjithashtu aktori më i ri mashkull që ka fituar një Primetime Emmy për një rol mbështetës në një serial të kufizuar, duke e xhiruar Adolescence në moshën 14-vjeçare.
Pas ceremonisë, Cooper tha se çmimi ka shumë rëndësi për të dhe për familjen e tij. /Telegrafi/

























































