Ylli gjashtëvjeçar i YouTube, Darcy Irakoze, i njohur në Burundi për skicat e tij të komedisë popullore ka vdekur nga malaria, ka bërë të ditur menaxheri i tij.

Irakoze, i njohur si Kacaman, ishte një nxënës i shkollës fillore që performonte në internet dhe në teatro.

Ai u diagnostikua me malarie të mërkurën dhe vdiq ditën tjetër.

Malaria ka vrarë mbi 1,800 njerëz në Burundi këtë vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Më shumë se pesë milionë raste janë regjistruar në vend që nga janari, transmeton blic.

Sëmundja është një nga vrasësit kryesorë të fëmijëve në Afrikë, ku prekë jetën e më shumë se 2,500 fëmijëve çdo ditë, sipas agjencisë së fëmijëve të OKB-së, Unicef.