LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Arsenalit një ndër opsionet e Juventusit për ta zëvendësuar Bremer pas lëndimit të rëndë

Ylli i Arsenalit një ndër opsionet e Juventusit për ta zëvendësuar Bremer pas lëndimit të rëndë

Raportimet nga Italia kanë bërë me dije se Juventusi do të përpiqet që të nënshkruajë me një qendërmbrojtës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Disa nga objektivat e ‘Zonjës së Vjetër’ tashmë janë mësuar dhe ata janë Jakub Kiëior, Jorrel Hato dhe Maxcene Lacroix.

Ylli i Juventusit, Gleison Bremer do të detyrohet t’i nënshtrohet operimit gjatë ditëve në vazhdim pas këputjes së ligamentit ACL në ndeshjen ndaj Leipzigut në Ligën e Kampionëve.


Disa raportime të ndryshme në Itali kanë sugjeruar se ‘Bianconerët’ nuk do të marrin një zëvendësim të tij para hapjes së afatit kalimtar të janarit, që do të thotë se ata nuk janë të interesuar për lojtarët që kanë mbetur pa klube.

Gazzetta dhe Tuttosport, sidoqoftë, kanë raportuar se Cristiano Giuntoli do të bëjë përpjekje që të nënshkruaj me një lojtar të tillë gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sipas raportimeve të tyre, Jakub Kiwior i Arsenalit është një opsion konkret për Juventusin pasi reprezentuesi polak më herët kishte luajtur nën urdhrat e Thiago Mottës tek Spezia.

Përveç Kiwior, ata gjithashtu janë duke monitoruar me kujdes situatën e mbrojtësit të Ajaxit, Jorrel Hato si dhe atë të Maxcene Lacroix.

Një tjetër opsion për Juventusin është që ta rikthejë nga huazimi Tarik Muharemovic i cili momentalisht luan tek Sassuolo./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Serie A
Euro goli i Valverdes ndaj Athletic Bilbaos, mban Real Madridin në luftë për titull

Euro goli i Valverdes ndaj Athletic Bilbaos, mban Real Madridin në luftë për titull

La Liga
Ylli i Barcelonës u përplas me Hansi Flickun pas rikthimit ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës u përplas me Hansi Flickun pas rikthimit ndaj Celta Vigos

La Liga
Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres

La Liga
Real Madridi po synon transferimin sensacional të yllit të Man Cityt në verë

Real Madridi po synon transferimin sensacional të yllit të Man Cityt në verë

La Liga
Milani do të transferojë një sulmues të ri në verë – dy emra janë si opsione

Milani do të transferojë një sulmues të ri në verë – dy emra janë si opsione

Serie A
Kalo në kategori