Yjet kryesorë të mbrëmjes për Topin e Artë arrijnë në Paris

Yjet e nominuar për ta fituar ‘Topin e Artë’, kanë mbërritur në Paris, ku kanë parakaluar në tapetin e kuq drejt “Theatre du Châtelet”.
Lionel Messi që është kandidati kryesor për këtë trofe, ka arritur së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy djemtë.
Me të ishin edhe shokët e skuadrës si Frenkie De Jong, Antoine Griezmann dhe Marc Andre ter Stegen.
Në skenë ka parakaluar edhe Virgil Van Dijk së bashku me gruan e tij.
Nuk mungon as Robert Lewandowski dhe Mathis de Light.
Luka Modric ka mbërritur ndër të fundit, i cili do ta dorëzojë trofeun, pasi kësaj radhe nuk është as në garë.
Nuk mungoi edhe ylli i Francës, Kylian Mbappe.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































