LAJMI I FUNDIT:

Yıldırım: Në Stamboll fituam zgjedhjet

Yıldırım: Në Stamboll fituam zgjedhjet

Binali Yıldırım, kandidat i Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (AK Parti) për kryetar të bashkisë metropolitane, në deklaratën e tij tha se në Stamboll kanë fituar zgjedhjet, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin në selinë e partisë së tij në qytetin e Stambollit, Yıldırım njoftoi se në Stamboll kanë fituar zgjedhjet.


“I falënderoj shumë qytetarët e Stambollit në këtë proces për mandatin që na e kanë dhënë”, u shpreh Yıldırım.

“Shpresoj që rezultatet të jenë në të mirë të Stambollit dhe vendit tonë. Faleminderit Stamboll”, shtoi ai.

Yıldırım deklaroi se Stambollin do ta shndërrojnë në një qytet ku 15 milionë qytetarë jetojnë të lumtur dhe në paqe.