LAJMI I FUNDIT:

Yee: Maqedonia në vitin 2018 ka mundësi të shkëlqyer për zgjidhje përfundimtare të çështjes së emrit

Yee: Maqedonia  në vitin 2018 ka mundësi të shkëlqyer për zgjidhje përfundimtare të çështjes së emrit

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i SHBA-ve, Hoyt Brian Yee vlerëson se ekziston vullnet politik edhe në Shkup edhe në Athinë për zgjidhjen e kontestit të emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se Maqedonia ka shansin që në vitin 2018 përfundimisht të gjejë zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë dhe mendoj se për herë të parë pas një kohe te gjatë ekziston vullnet politik te të dy palët në Shkup dhe Athinë, me çka Maqedonia ka shansin që të arrijë këtë qëllim të saj strategjik”, theksoi Hoyt Brian Yee.


“Disa vende të rajonit kanë shpresë se do të anëtarësohen në NATO. Nuk e kanë të lehtë që këto vende ti plotësojnë të gjitha kushtet për anëtarësim, por nëse janë të gatshëm për të sakrifikuar, për të marrë vendime të mëdha të cilët kanë të bëjn me mbrojtjen, por gjithësesi edhe me standartet demokratike, sundimin e së drejtës dhe lirit e njeriut, ato vende kanë të drejt zgjedhje dhe asnjë vend nuk ka të drejtë që të vëndoj veto në këtë”, thotë Hoyt Brian Yee.

Siç tha Yee, NATO ka politikë të dyerve të hapura, askënd nuk detyron të bëhet anëtar, ndërsa ato shtet që i plotësojnë kushtet janë të mirëseardhur./Telegrafi/