Lamine Yamal po jeton ëndrrën e verës — duke bërë surfing në ujë në Itali, volejboll në këmbë me Neymarin në Brazil dhe duke u rrezitur në diell në Ibiza.

Por edhe në mes të gjithë kësaj, anësori yll i Barcelonës gjeti kohë për familjen.


17-vjeçari së fundmi shkroi në Instagram një postim të ëmbël ku shfaqej vëllai i tij i vogël Keyne.

Vëllai i Lamines kishte veshur një fanellë të Spanjës, ndërsa lojtari kishte lënë mbishkrimin: “ Lojtari im i preferuar”.

Yamal nënshkroi një kontratë 6-vjeçare me pagë mbi 644,000 funte në javë, duke u bërë adoleshenti më i paguar në botën e futbollit.

Lamine Yamal pritet të trashëgojë fanellën me numrin 10-të te Barcelona në ditën e 18-vjetorit të tij, më 13 korrik, duke ndjekur gjurmët e Lionel Messit, sipas “Mundo Deportivo”. /Telegrafi/

telegrafi sport app