LAJMI I FUNDIT:

Yagcilar u takua me shefin e Njësisë për Kosovë në Komisionin Evropian, David Cullen

Yagcilar u takua me shefin e Njësisë për Kosovë në Komisionin Evropian, David Cullen

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri u takuaa sot me shefin e Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, David Cullen.

Në njoftimin për media të këtyre dy ministrive thuhet se me Cullen, u diskutua lidhur me raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe angazhimet dhe punën që Kosova është duke bërë drejt reformimit të administratës publike si dhe sundimin e ligjit.


Ministri Yagcilar, fillimisht ka shprehur mirënjohje për BE dhe OECD /SIGMA, për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

Po ashtu, Ministri deklaroi se,në këtë vit do të miratohen 3 ligjet bazike, Ligjin për Shërbimin Civil, Ligjin për Organizimin e Administratës Publike dhe Ligjin për Pagat.

Ministri Yagcilar, potencoi se këto tri iniciativa të rëndësishme legjislative do të adresojnë sfidat kryesore për administratën publike, dhe do të krijojnë një bazë të avancuar legjislative për aspiratat tona për një shtet modern dhe evropian.

Ministri gjithashtu, tha se mbetemi të përkushtuar në përmbushjen e obligimeve që rezultojnë nga MSA, ERA dhe dokumentet tjera strategjike.

Shefi i Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, David Cullen, shfrytëzoi rastin të falenderoi Ministrin Yagcilar dhe Ministrin Tahiri, të cilët po japin një kontribut të shkëlqyer në këtë proces.

Cullen ka shprehur gatishmërinë e Komisionit Evropian për thellimin e Agjendës Evropiane të Kosovës dhe për mbështetje buxhetore sektoriale që Kosova do të përfitoj rreth 24 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
​Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë

​Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
LDK e AAK i bënë

LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?

Lajme
Kalo në kategori