LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi prezanton telefonin me kamerën nën ekran

Xiaomi prezanton telefonin me kamerën nën ekran

Xiaomi vitin e kaluar shfaqi një prototip të telefonit me një kamerën e jashtëzakonshme për selfie, e cila është e vendosur nën ekran.

Mirëpo më pas një udhëheqës i kompanisë kineze më vonë sqaroi se teknologjia nuk ishte e gatshme për përdorim nga konsumatorët.

Siqoqoftë, kjo tani me sa duket po ndryshon sot pasi Xiaomi ka konfirmuar se do të lansojë një telefon me kamerën që gjendet nën ekranin e pajisjes. Sipas kompanisë, kjo pritet të ndodhë në 2021.


Xiaomi ka nxjerrë në pah modulin e kamerës së gjeneratës së tretë nën ekran në një postim në blogun e saj zyrtar, dhe kompania kineze thotë se sensori është i padukshëm falë “aranzhimit të pikselëve të vetë-zhvilluar ” me dyfishin e numrave të pikseleve horizontal dhe vertikal, duke arritur kështu të njëjtën dendësi me pikselë si pjesa tjetër e ekranit.

Kjo do të thotë që ju nuk do të jeni në gjendje të vini re modulin e kamerës poshtë ekranit, duke çuar në një dizajn më gjithëpërfshirës në të gjithë ekranin.

Xiaomi gjithashtu thotë se ndryshoi algoritmet e kamerës në mënyrë që modulet e saj nën ekran të sigurojnë të njëjtën cilësi të imazhit si kamerat konvencionale për selfie.