LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi Mi Note 10 me kamerë 108 megapixel, realizon fotografi shumë të mira dhe nuk kushton shtrenjtë

Xiaomi Mi Note 10 me kamerë 108 megapixel, realizon fotografi shumë të mira dhe nuk kushton shtrenjtë

Mund të konsiderohet, se Xiaomi Mi Note 10 është smartfoni që realizon fotografitë më të mira, derisa vazhdon ta mbajë çmimin e arsyeshëm prej 550 eurove.

Në treg ka shumë telefona të zgjuar, derisa Mi Note 10 e ka kamerën me 108 megapixel, që i mundësojnë të realizojë fotografi shumë të mira, transmeton Telegrafi.


Procesori Qualcomm Snapdragon 730G e bën shumë të shpejtë në përdorim, derisa bateria me 5,260mAh zgjatë rreth një ditë e gjysëm.

Derisa përfshihet 6GB RAM dhe 128GB për ruajtje, teksa mund t’i shtohen edhe 128 gigabajt tjera.

Këto specifika, nuk duken aq të këndshme dhe me këto para, mund të blini një telefon tjetër që nuk kushton shtrenjtë dhe është më i përsosur.

Por, mendoni për disa kamera të Xiaomi Mi Note 10, duke filluar nga kamera penta me 104/20/12/5/2 megapixel në pjesën e pasme, si dhe një për selfie me 32 megapixel.

Ky kapacitet është shumë i fuqishëm dhe përcillet me sistemin e softuerit, që editon fotografitë pasi të jetë dhënë urdhri për shkrepjen e imazhit.

Aplikacioni rregullon në tërësi fotografinë, për t’ju përshtatur ambientit, qoftë edhe kur është errësirë.

Krahasimi i fotografive të Xiaomi Mi Note 10 që ndodhen në anën e majtë dhe ato të iPhone 11 Pro që ka kamerë me 12 megapixel, kanë një dallim shumë të madh. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Android e kalon Nokian!

Android e kalon Nokian!

Teknologji
Krijuesi i internetit do që interneti të ndryshojë

Krijuesi i internetit do që interneti të ndryshojë

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
Ulëse e zgjuar me panele solare

Ulëse e zgjuar me panele solare

Teknologji
Kalo në kategori