LAJMI I FUNDIT:

Xhiroja e 23-të në Superligën e Maqedonisë, në Tetovë përballen Shkëndija dhe Voska Sport

Xhiroja e 23-të në Superligën e Maqedonisë, në Tetovë përballen Shkëndija dhe Voska Sport

Rrethi i tretë dhe final i sezonit starton nesër në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

E diela do të sjell xhiron e 23-të në program, teksa në Tetovë do të ketë përballje ndërmjet dy ekipeve shqiptare, Shkëndijës dhe Voska Sportit. Nga të dyja taboret kanë ndarë pritshmëritë për këtë duel.


“Mirë, Voska është skuadër cilësore dhe këtë sezon tabela tregon se asnjë kundërshtar nuk guxon ta nënçmosh. Mirëpo mendoj se më së shumti pyetemi ne dhe nëse ne do të jemi në nivel, mendoj se çdo skuadër mund ta mundim, nëse jemi në nivel si që thash. Të dielën bashkë me publikun tonë mendoj se nuk duhet të vihet në pyetje asgjë tjetër veç fitores”, ka thënë Davor Taleski nga Shkëndija.

Nga radhët e Voskës ka folur, Medin Bajrami, i cili ka thënë se në Tetovë shkojnë për rezultat pozitiv.

“Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë në Tetovë. E kemi analizuar mirë Shkëndijën dhe jemi maksimalisht të përgatitur për të nxjerr rezultat pozitiv. Me trajnerin e ri Srgjan Zaharievski kemi një seri pozitive të rezultateve, pa humbje dhe shpresojmë që këtë seri ta vazhdojmë edhe në Tetovë. Nuk do të jetë e lehtë, por ne si ekip kemi kualitet për të nxjerr shifra pozitive. Në klub dhe brenda lojtarëve mbizotron atmosferë shumë e mirë dhe me pa durim e presim ndeshjen”, është shprehur Medin Bajrami.

Ndërkohë, Struga Trim Lum nesër do të luaj me Brerën e Strumicës, përderisa Shkupi në Çair do të pret Rabotniçkin.

Skuadra e Gostivarit në këtë xhiro do të përballet me Vardarin, teksa pjesë e programit janë edhe ndeshjet Tikveshi – Bregallnica dhe Sileksi – Makedonija Gjorçe Petrov.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 23-të zhvillohen nesër duke nisur nga ora 14:00. /Telegrafi

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori